Zbulohen tre raste të mutacionit të ri të koronavirusit në Greqi

Një alarm është dhënë sot nga autoritetet shëndetësore pas zbulimit të tre rasteve të një varianti të ri të koronavirusit në Kretë.

Ky lloj i ri është zbuluar për herë të parë në Greqi dhe ka një kombinim të mutacioneve që mund të shoqërohet me një rrezik në rritje të arratisjes imune.

Ky mutacion është identifikuar tashmë në Rusi dhe Norvegji. Të tre personat që kanë rezultuar pozitivë nuk janë, sipas informacionit, turistë por banorë të ishullit.

Pyetja që u bëhet shkencëtarëve është nëse vaksinat e injektuara janë efektive kundër këtij mutacioni.


Shtuar 2.06.2021 21:31