Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Milot-Thumanë, te mbikalimi i Bushneshit.
Mësohet se në aksident janë përfshire një fugon dhe një makinë tip Benz.
Paraprakisht raportohet për dy të lënduar, Teuta Musaj dhe Sadri Musaj.
Ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.