Riaktivizohet një vatër zjarri në godinën në Lushnjë, që u përfshi nga flakët dje.
Zjarrfikësit janë rikthyer sërish në vendngjarje për të vënë situatën nën kontroll.
Zjarri në qendrën tregtare u vu nën kontroll të plotë rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotmë,. Forcat zjarrfikëse ishin në terren gjatë gjithë natës.
Ndërkohë është vendosur edhe shiriti i sigurisë dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.
Paraprakisht dyshohet se zjarri u shkaktuar nga tubat e ajrimit nga mbinxehja e kutisë elektrike.
Temperatura në ambientet e brendshme vijon të mbetet e lartë dhe kjo ka sjellë edhe riaktivizimin e vatrës së re të zjarrit./albeu.com