Sulmuesi i Chelsea, Olivier Giroud është afër të arrijë marrëveshje me AC Milanin për dy vitet e ardhshme.
Francezi që fitoi Ligën e Kampionëve me “Blutë” pritet të largohet në verë, ngase nuk ka vend në projektin e Thomas Tuchel.
Milan është shumë afër ta kompletojë transferimin e Giroud, para se të nis Kampionati Evropian 2020.
Giroud do jetë agjent i lirë muajin e ardhshëm dhe sipas Saber Desfarges, do nënshkruajë kontratë me “Rossonerët”.
Interesim për francezin kanë shprehur edhe klubet e tjera italiane, si Lazio dhe Inter.