Eljif Elmas është shumë afër kalimit në Gjermani te skuadra e Leipzig. Mesfushori pritet të largohet nga Napoli dhe destinacioni i tij i radhës është Bundesliga.
Klubi gjerman ka bërë ofertën prej 25 milionë euro për shërbimet e tij, me futbollistin e Maqedonisë së Veriut që ka dhënë “OK” e tij. Tashmë gjithçka mbetet në dorën e De Laurentiis për shitjen apo jo të Elmas.
Sipas “Bild” bëhet me dije se Leipzig e shikon Elmas si zëvendësuesin ideal të Emil Forsberg. Ky i fundit largohet nga skuadra gjermane pas 8 vitesh. /Newsport.al/