Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, thotë se ka presion nga perëndimi që të pranojë Kosovën, por sipas tij, nuk do ta bëjë këtë përshkak se siç thotë, nuk dëshiron të përfundojë si Zaevi.
Ai thotë se Zaev edhe pse e ndryshoi emrin me marrëveshjen e Prespës, ai nga BE-ja nuk fitoi asgjë.
“Me Kosovën duan ta shkatërrojnë gjithë Serbinë dhe kjo nuk është larg së vërtetës. Do u thonë se politikanët më modern janë ata të cilët do të pranojnë pavarësinë e Kosovës ndërsa Serbia të mos fitojë asgjë.
Ose të fitoj një tregim të bukur në gazeta dhe të përfundoj si Zaev me tregimin për Marrëveshjen e Prespës.
Njeriu nuk di çfarë të bëjë sepse nuk duan t’ia hapin negociatat. Edhe unë nuk e di pse”, thotë Vuçiq.
Vuçiq në këtë mënyrë përqeshë kryeministrin e Maqedonisë , Zoran Zaev, përshkak se dha gjithçka dhe nuk fitoi asgjë në këmbim. /zhurnal/