Vrau shokun e ngushtë, Apeli nuk pranon kërkesën e Demës për masë më të lehtë

Ditwn e sotme Gjykata e Apelit të Tiranës ka rrëzuar kërkesën e Marjus Demës, për një masë më lehtësuese.

Dema u arrestua pasi vrau shokun e tij Mehmet Qema, në zonën e 5 Majit në Tiranë.

NGJARJA

27-vjeçari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve, pasi plumbi i kishte prekur organet jetësore duke humbur jetën. Autori u dorëzua një ditë më vonë në Polici bashkë me shokun e tij Frenkli Myftari, 27-vjeç.

Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestuan 5 persona, një u procedua në gjendje të lirë, ndërsa dy të tjerë u lanë të lirë pasi nuk rezultuan të përfshirë në krim.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve të Rënda, nën drejtimin e Prokurorisë, në përfundim të veprimeve të para hetimore në lidhjen me ngjarje e ndodhur në rrugën “5 Maji” bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Marius Dema, 28 vjeç, për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”;

Erlind Peka, 25 vjeç, Blerim Hoti, 28 vjeç, Frenkli Myftari, 29 vjeç dhe Xhuljano Koçi, 19 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”;

U procedua në gjendje të lirë shtetasi M. H., 23 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Shtuar 2.06.2021 13:27