Vettingu në Policinë e Shtetit, konfirmohet në detyrë Drejtori i Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër

Prej ditësh ka nisur Vettingu në Policinë e Shtetit. Ditën e sotme, Drejtor i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër, Ndue Doçi, ka kaluar vettingun duke u konfirmuar në detyrë nga AMP.

Në seancën publike trupi gjykues, është shprehur se hetimi i tij u bë në tri kriteret, pastërtinë e figurës, profesionalizëm dhe kriterin e pasurisë, ku vlerësimi ka qenë pozitiv.

Trupa e Vlerësimit përbëhej nga Suela Bulku,  Kryesuese, dhe relatori Arben Sefaj e anëtarja Denisa Sina.

Kujtojmë që më 18 dhjetor, u konfirmua në detyrë edhe Kreu i policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj.

Ndërkohë, një tjetër drejtues do të kalojë në ‘sitë’ gjatë kësaj jave.


Shtuar 20.12.2023 11:24