Pas Agueros ditën e hënë dhe Erik Garsias ditën e djeshme, sot Barcelona ka prezantuar afrimin e radhës.
Emerson Rojal është lojtari më i ri i katalanasve.
Ka qenë vetë klubi i Barcelonës, që nëpërmjet faqes zyrtare, ka njoftuar afrimin e mbrojtësit të djathtë.
22-vjeçari ka treguar paraqitje të shkëlqyera në La Liga me skuadrën e Real Betisit dhe kjo i ka bindur drejtuesit e Barcelonës për ta rikthyer në skuadrën e tyre.
Emerson ka qenë në pronësinë e Barcelonës, por prej dy vitesh ka luajtur me Betisin, ku ka treguar paraqitje shumë të mira.
Për brazilianin interes kanë shfaqur edhe disa klube të tjera, por dëshira e lojtarit ishte të rikthehej te Barcelona dhe kështu ndodhi.