Vettingu në polici, flet Balla: Mekanizëm i domosdoshëm vlerësimi

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka folur lidhur me Vettingun në Policinë  e Shtetit, ku ka deklaruar se procesi i vetëpastrimit lidhet ngushtësisht me garantimin e integritetit të drejtuesve të Policisë.

Sipas Ballës, për këtë qëllim do të vijojë Vettingu i funksioneve drejtuese në Policinë e Shtetit, si një mekanizëm i domosdoshëm vlerësimi.

Deklarata e Ballës:

“Procesi i vetëpastrimit të Policisë së Shtetit lidhet ngushtësisht me garantimin e integritetit të drejtuesve të Policisë. Për këtë qëllim do të vijojë vetingu i funksioneve drejtuese në Policinë e Shtetit si një mekanizëm i domosdoshëm vlerësimi, i cili rrit besueshmërinë e drejtuesve brenda organizatës, por edhe forcon besimin e qytetarëve. Përgëzime Trupave Vlerësuese dhe drejtuesve të AMP për punën voluminoze”, shprehet Balla.


Shtuar 18.12.2023 11:31