Lufta/ Ushtria izraelite vret gabimisht tre pengje

Gjatë bombardimeve në Gaza, ushtria izraelite ka vrarë gabimisht tre pengje. Ata u identifikuan si Yotam Haim, 28-vjeç, Samer Talalka, 22-vjeç dhe Alon Shamriz, 26-vjeç.

Forcat izraelite dyshonin se ata ishin militant të Hamasit, të cilët fshiheshin në Shejaiya, në Veri të Gazës, ndërsa shprehën se keqardhje për incidentin tragjik.

Trupat e tre burrave janë kthyer në territorin izraelit, ku nga kontrollet u konfirmuan edhe identiteti i tyre.

Qindra njerëz u mblodhën në qendër të Tel Avivit pas njoftimit dhe marshuan në një bazë ushtarake të IDF në qytet, duke i bërë thirrje qeverisë të sigurojë një marrëveshje për lirimin e pengjeve të mbetura.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e cilësoi incidentin një tragjedi.

Demonstruesit mbanin qirinj dhe mbanin pankarta që shkruanin “Sillini ata në shtëpi”; dhe “Shkëmbimi i pengjeve të bëhet tani!”, ndërsa bën thirrje për dorëheqjen e Netanyahu-t.

Ndërkaq, dhjetëra palestinezë u vranë në Gaza në sulmet ajrore  vetëm disa orë pasi SHBA-të i kërkuan Izraelit, të kufizojë sulmet dhe të synojë vetëm liderët e Hamasit.

Të paktën 14 njerëz vdiqën nga sulmet ajrore që goditën dy shtëpi në Jabalia dhe dhjetëra të tjerë u vranë në një sulm ajror të veçantë që goditi një shtëpi tjetër po në kampin Jabalia.

Me luftime intensive tokësore në të gjithë gjatësinë e Rripit të Gazës dhe organizatat e ndihmës që paralajmërojnë për një katastrofë humanitare, Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se Izraeli rrezikon të humbasë mbështetjen ndërkombëtare.

Sirenat ranë edhe në Jerusalem dhe shpërthime, por dronët u kapën nga Iron Dome të Izraelit.

Krahu i armatosur i Hamasit mori përgjegjësinë për sulmin me raketa që e quajti një përgjigje ndaj masakrave kundër civilëve”.

Agjencitë e ndihmës, duke paralajmëruar se uria akute po godet Rripin e Gazës ndërsa sëmundjet tanimë janë përhapur në strehimoret e improvizuara.


Shtuar 16.12.2023 11:27