Real Madridi kërkon deri në 80 milionë euro nga klubet angleze për Superligën Evropiane

Real Madridi synon të marrë nga klubet angleze një pjesë të shpenzimeve të bëra për nisjen e projektit të Superligës Evropiane.

Sipas The Athletic, klubi spanjoll pretendon se Arsenali, Chelsea, Liverpooli, Manchester City, Manchester United dhe Tottenhami duhet të paguajnë pjesën përkatëse të kostove fillestare, edhe pse më pas u larguan nga iniciativa.

Të lidhura

None found

Një burim i tha mediumit se detyrimi i mundshëm për klubet angleze mund të arrijë deri në 80 milionë euro.

Kostot e promovimit dhe organizimit të turneut ishin mbuluar fillimisht nga Real Madridi, Barcelona dhe Juventusi. Për këtë arsye, Los Blancos po kërkojnë rimbursimin e parave të shpenzuara.

Superliga Evropiane, e konceptuar si një turne ndërkombëtar i mbyllur me 12 klube kryesore, u shpall për herë të parë në prill 2021. Pjesa më e madhe e klubeve themeluese u tërhoqën që brenda ditëve të para.

Juventusi u largua zyrtarisht nga projekti në vitin 2023, ndërsa Barcelona dhe Real Madridi u tërhoqën në vitin 2026.