Elmazi firmos lejen për sallën e re sportive në Medresenë “Isa Beu” në Kondovë

Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, ka vënë firmën në lejen e plotë për ndërtimin e sallës sportive në Medresenë “Isa Beu” në Kondovë.

Të lidhura

None found

Në një njoftim publik, Elmazi sqaroi se vendimi u mor pas një takimi me drejtorin e Medresesë, Islam Islami. Ai nënvizoi se salla e re do t’iu japë nxënësve mundësinë që të merren me aktivitete sportive në kushte shumë më të favorshme.

“Përveç dijes dhe edukimit fetar, të rinjtë tanë kanë nevojë edhe për hapësira ku mund të zhvillojnë aftësitë e tyre trupore, të mësojnë disiplinën dhe të sigurojnë një të ardhme më të shëndetshme”, shkroi Elmazi.

Ai shtoi se Komuna e Sarajit do të vijojë të përkrahë iniciativa që përmirësojnë kushtet për të rinjtë dhe që sjellin dobi për të gjithë komunitetin.


Shtuar më 20.10.2026 14:31