Një konflikt mes të dënuarve është raportuar ditën e sotme në burgun e Peqinit. Të përfshirë në këtë ngjarje janë Sokol Mjacaj, Arben Lleshi dhe Lir Xhakja. I dënuari Arben Lleshi ka humbur jetën, pasi është qëlluar me armë zjarri.
Autoritetet kanë nisur menjëherë punën hetimore lidhur me ngjarjen, ndërkohë pritet që edhe Forcat RENEA në burgun e Peqinit.
Mësohet se vrasja ka ndodhur me armë zjarri tip pistoletë që dyshohet të futur me dron në ambientet e burgut të Sigurisë së Lartë në Peqin.
Ilir Xhakja është dënuar për vrasjen e kryekomisarit të Shijakut, Adem Tahiraj, Sokol Mjacaj i dënuar përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë në vitin 2015 në Shkodër dhe Arben Lleshi i dënuar me 32 vjet burg për vrasjen e Agim Hoxhës në 10 prill 2012.