Nuk u paraqit sot në GJKKO, Shkëlzen Berisha: Nuk më ka ardhur asnjë ftesë

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha nuk ishte pjesë e GjKKO-së për të dëshmuar mbi ngjarjen e Gërdecit.

Pas akuzave ndaj SPAK si një institucion i kapur nga kryeministri Edi Rama, Shkëlzen Berisha theksoi se në adresë të tij nuk ka mbërritur ftesë për t’u paraqitur për të dëshmuar!

Shkëlzeni është shprehur se nëse ftesa do i shkoj, patjetër që do të paraqitet.

“Në lidhje me disa raportime mediatike për “mos paraqitjen” time si dëshmitar në gjykatë, më duhet të sqaroj se ne asnjë adrese timen fizike apo elektronike nuk ka mbërritur asnjë ftesë për t’u paraqitur për të dëshmuar! Pretendimet e SPAK, që janë qartaz në funksion të qëllimeve politike e mediatike të Edi Ramës, bien poshtë, si nga njoftimet e mëparshme që janë ekzekutuar me sukses, ashtu dhe nga fakti që personalisht në dëshminë e dhënë para SPAK kam depozituar adresën e saktë si dhe nr e telefonit! Mbetem i hapur për t’u paraqitur konform ligjit me të marre ftesën”, shkruan Shkëlzen Berisha.


Shtuar 14.12.2023 13:55