“Asnjë deputet i opozitës në Parlament”, Berisha: Kuvendi është marrë nga Garda e Kuqe

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë jashtë Kuvendit se deputetët e opozitës nuk po lejohen që të futen në sallë, madje edhe ata që nuk janë të përjashtuar.

“Asnjë deputet i opozitës në Parlament. Është marrë Kuvendi nga Garda e Kuqe. Ky është rast që nuk ka ndodhur kurrë. Janë disa deputetë që nuk i takon të futen, por janë shumica që duhet të jenë në seancë. Sot kanë zgjedhur që me urdhër të Ramës, të bllokojnë çdo deputetë të opozitës së vërtetë në Kuvend. Ja ku janë, shihini, filmoni. Ata do të futen nga pas. Imagjinoi se çfarë parlamenti është ky!”, tha ai.

 

 

 


Shtuar 14.12.2023 09:39