“Kështjella e Lindës është?” Deputetët e opozitës tentojnë të hyjnë në Kuvend, përplasen me Gardën

Këtë të enjte ka pasur sërish përplasje në hyrje të Kuvendit, mes deputetëve të opozitës dhe Gardës së Republikës.

Një pjesë e deputetëve të cilët janë përjashtuar kanë tentuar  të hyjnë në ambientet e Parlamentit por janë penguar nga Garda e Republikë që është bërë gardh në derën kryesore.

“Ku jemi këtu në Kore?- tha Asllan Dogjani, ndërsa Flamur Noka deklaroi: “Thoni Sulltanit që e keni bërë burg. Kështjella e Lindës është?”


Shtuar 14.12.2023 09:36