Hëna e fundit e re për vitin 2023 do të ndodhë në shenjën e Shigjetarit. Shenjat do të kenë një reflektim për vitin që po lëmë pas, por nuk do të mungojnë as ndërlikimet.
Duke qenë se hëna e re zhvillohet njëkohësisht me prapavijën e Mërkurit, do të duhet të përballemi me situata të së shkuarës. Për t’u njohur më mirë me sfidat, më poshtë gjeni parashikimin e Chrysanthi Kalogeri, astrologes së “Shije Shtëpie” në Tv Klan për secilën shenjë.
Dashi – Me këtë hënë të re në shenjën e Shigjetarit do të jeni shumë entuziastë, dinamikë dhe do të bëni çfarë është e mundur për të arritur qëllimet tuaja. Do të keni mundësi të udhëtoni fizikisht, por edhe spiritualisht, madje mund t’i bëni vetes pyetje të tilla ku gjendem, çfarë kam arritur, cila ishte ëndrra ime? Te ëndrrat duhet të jeni të kujdesshëm sepse do të bëni plane për të ardhmen por duhet të jenë sa më realiste, brenda mundësive tuaja dhe të nxirrni konkluzione nga e kaluara. Kjo javë në fillim të saj iu jep mundësi për të ardhura nga puna, por duhet të jeni të kujdesshëm në shpenzimet që do të bëni gjatë gjithë javës.
Demi – Hëna e re në Shigjetar thotë që duhet t’i përkushtoheni sferës financiare që ka të bëjë me të tjerët, detyrimeve që keni ndaj tyre dhe njëkohësisht zgjon brenda jush instiktet dhe dëshirat më të thella. Mos i bëni dëshirat nevoja dhe mënyra si do i pretendoni disa gjëra mund të prishë marrëdhënien tuaj me një person nga rrjeti shoqëror, të kaloni një krizë dhe të humbisni një mbështetje nga një njeri i rëndësishëm. Sot e nesër janë dy ditë shumë të mira ku mund të përfitoni e të rregulloni gjëra që kanë të bëjnë me letra, shkresa, të bëni një udhëtim dhe të afroheni me njëri-tjetrin.
Binjakët – Hëna e re përballë jush ju sjell shanse unike në fushën e marrëdhënieve dhe të bashkëpunimeve kështu që mund të krijoni një marrëdhënie të re me perspektivë ose bashkëpunim. Kujdes në zgjedhjet që do të bëni sepse mund të njihni dikë, ta ngrini në piedestal dhe më vonë të shihni se gjërat nuk ishin siç i kishit menduar dhe si i perceptoni tani. Jini të kujdesshëm në bashkëpunimet në fushën profesionale. Kujdes në fillimet e reja që mund të bëni sepse më vonë mund të gjendeni të ekspozuar gjatë periudhës që vijon dhe sidomos në fund të javës që vjen, nga data 16-19, kryesisht të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës. Fillimi i javës premton mbështetje ekonomike e psikologjike.
Gaforrja – Ka në përditshmëri të ngarkuar, me hënën e re ndryshojnë kushtet në jetën e përditshme dhe keni në mendje gjëra me më shumë fantazi, doni të kënaqni njerëzit e shtëpisë dhe të arrini të gjitha punët. Nuk duhet të lodheni, kujdesuni për shëndetin me qëllim që të mos kaloni një situatë gripale ose një problem të vogël shëndetësor. Eleminoni sa më shumë gabimet në punë ose në jetën e përditshme që mund t’ju kushtojnë. Mërkuri në prapavijë do ju sjellë njerëz nga e kaluara, mbështetje, bashkëpunëtorë dhe bashkëpunime nga e kaluara dhe rikthimin e një marrëdhënieje që mund të ishte tronditur. Sot e nesër janë dy ditë shumë të mira për ju për të gjetur mbështetje, për të krijuar një bashkëpunim dhe të promovoni qëllimet e planet tuaja.
Luani – Është një hënë e re në lidhje harmonike me shenjën tuaj dhe do ndiheni shumë entuziastë, dinamikë dhe etja për të shijuar e përfituar sa më shumë gjatë kësaj periudhe mund t’ju udhëheqë në gabime. Është një hënë e re shumë erotike që favorizon jetën sentimentale, emocionale por kujdes në zgjedhjet që do të bëni. Është hënë shumë e përshtatshme për artistët e shenjës dhe për ata që kanë një veprimtari që kërkon anën krijuese. Nuk është e përshtatshme për iniciativa financiare dhe për të bërë një investim. Sot e nesër do të keni mbështetje në karrierën, punën tuaj, organzimin më të mirë të përditshmërisë dhe të vendit e ambientit ku punoni e veproni.
Virgjëresha – Me hënën e re do të jeni pak të tensionuar, në lëvizje të vazhdueshme. Preokupimi kryesor do jetë familja, shtëpia, do të keni hyrje-dalje, vizitorë dhe kjo mund t’ju shkaktojë nervozizëm. Përpjekjet tuaja që të arrini çdo gjë në kohën e duhur dhe të kënaqni pjesëtarët e familjes mund tiu krijojë një stres të brendshëm ose një situatë të tensionuar në familje. Në fund të javës jini të kujdesshëm në bashkëpunimet, marrëdhëniet me partnerin, bashkëpunëtorët dhe mos vazhdoni debatet e premtimeve që mund t’ju japin. Sot e nesër janë dy ditë shumë të mira për jetën personale e erotike, profesionale dhe për të pasur fitime.
Peshorja – Jeni shumë aktivë dhe duhet të aktivizoheni me hënën e re sepse mund të promovoni punën tuaja përmes kontakteve, bisedave, lëvizjeve dhe udhëitmeve. Mund të bëni një udhëtim me partnerin ose të takoni dikë gjatë një udhëtimi i cili mund të ketë një interes erotik e emocional. Duhet të jeni shumë të kujdesshëm me njerëzit që ndani jetën e përditshme, jini sa më të përpiktë në punë që mos të krijoni keqkuptime. Sot e nesër mund të keni ndihmë nga njerëzit e familjes si dhe të zgjidhni një problem familjar.
Akrepi – Me hënën e re në Shigjetar jeni të ftuar të përqendroheni në sferën financiare ku do të keni shumë përfitime nga puna, burime të tjera dhe në fund të ditës e të periudhës duhet të dilni me fitime. Menaxhoni më mirë të ardhruat, të ketë një ekulibër mes fitimeve e shpenzimeve sepse keni tendenca për të shpenzuar më shumë. Sot e nesër janë ditë shumë të mira për përfitim, ndihmë, mbështetje, për të rregulluar çështje që kanë të bëjnë me një bashkëpunëtor, por në fund të javës mos i besoni shumë intuitës tuaj. Nga data 16-19 mund të mendoni se do fitoni, por në vend të kësaj mund të dilni të humbur. Kujdes në sferën financiare.
Shigjetari – Hëna e re në shenjën tuaj do ju bëjë të ndiheni të ripërtërirë nga ana e jashtme dhe psikologjike. Kryesorja është të trajtoni me qetësi problemet familjare. Mund të keni një ndjeshmëri më të madhe lidhur me një person të familjes ose problemet që mund të keni gjatë kësaj periudhe mund të prishin pak anën psikologjike. Sido të jetë, është shumë e rëndësishme të shihni gjërat në përmasa reale, pa ekzagjerime dhe të jeni shumë të kujdesshëm nga data 16-19. Sot e nesër do mund të zgjidhni problemet e jetës së përditshme dhe të keni mbështetje nga bashkëpunëtori, bashkëshorti që do të ndihmojë me to.
Bricjapi – Hëna e re në shenjën e Shigjetarit si dhe Mërkuri në prapavijë në datën 13 ju fton që të punoni në prapavijë, të jeni më të tërhequr, t’i përkushtoheni jetës personale, intime, të çlodheni nëse është e mundur dhe të evitoni prapaskenat dhe implikimin në to. Rishikimin e planeve do filloni ta vini në zbatim që nga data 22 e muajit por sidomos në fund të vitit dhe në fillim të 2024 që do të jetë periudhë shumë e mirë për ju. Sot do keni mundësi për takime, kontakte me njerëz të shoqërisë, me njerëz që ndani jetën e përditshme që do të promovojnë qëllimet dhe synimet tuaja.
Ujori – Hëna e re në shenjën e Shigjetarit favorizon jetën sociale që do të jetë më aktive, por duhet të keni kujdes me financat. Nëse keni si synim të bëni një investim, mirë është ta lini për në hënën e re në janar. Nëse dikush nga rrjeti social iu ofron një investim, shiheni me vëmendje. Nuk është nevoja të jepni hua vetëm nëse doni t’i falni dhe të ndihmoni të tjerat. Ditët e para mund të promovoni çështje që kanë të bëjnë me karrierën, pronën dhe të gjeni mbështetje, të bëni biseda të fshehta intime që mund të kenë të bëjnë me karrierën ose pronën.
Peshqit – Të fokusoheni në punë e në karrierë, është momenti për një rifillim. Që të keni sukses duhet t’i mendoni gjërat sa më reale, të keni qëllimet e synimet sa më afër realitetit dhe të udhëtoni, të takoni miq nga e kaluara, që keni kohë pa i parë sidomos deri në datën 23. Këto dy ditë mund të kthehet një person nga e kaluara ose një marrëdhënie ekzistuese mund të kalojë një krizë. Duhet t’i thoni vetes të vërtetën me qëllim që të mos zhgënjejnë zhvilimet në jetën profesionale, sociale apo edhe lidhur me bashkëpunëtorët e bashkëshortin.