Një taktikë e mençur nga Manchester City për të shmangur pozicionin jashtë loje

Një video që është bërë virale në internet, tregon se si Manchester City i shmanget për mrekulli “kurthit” të ekipit kundërshtar për pozicion jashtë loje, duke dëshmuar edhe një herë tjetër se si Guardiola i kushton rëndësi edhe detajeve më të vogla.

Më herët gjatë këti muaji, Manchester City u përball me Tottenhamin në një ndeshje që përfundoi me rezultat të barabartë 3-3, ku dy gola u shënua brenda dhjetë minutave.

Heung Min-Son i dha avantazhin Tottenhamit pas një kundërsulmi vrasës, ata pësuan gol vetëm tre minuta më vonë, kur pikërisht Son shënoi në portën e tij.

Shumë persona nuk e kanë vërejtur se autogoli i shënuar nga Son, ishte si rezultat i një taktike mirë të përgatitur nga Manchester City gjatë ekzekutimit të goditjes së dënimit.

Kjo taktikë e cila pati rezultat u duartrokit edhe nga disa fansa në rrjetet sociale të cilët e vlerësuan lartë inteligjencën e Guardiolës

@beyourbest_pr0 Why do players fake freekicks? ? #football #soccer #footballvideo #footballtraining #soccervideo #footballer ♬ original sound – Be Your Best

“Taktikat e Pep janë shumë të mençura. Kjo është saktësisht mënyra se si ata kishin shënuar ndaj Arsenalit këtë sezon”, kishte shkruar njëri nga ta në platformën X.

Kujtojmë se Manchester City këtë fundjavë fitoi me rikthim të rezultatit në udhëtim ndaj Lutonit, duke u rikthyer tek fitoret pas 2 ndeshjesh pa rezultat pozitiv. /Telegrafi/


Shtuar 11.12.2023 17:00