Grupi parlamentar demokrat dorëzon padi në Kushtetuese: Të anulohet marrëveshja për emigrantët me Italinë

Grupi parlamentar demokrat, i përfaqësuar nga Gazment Bardhi, ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese një padi për rrëzimin e marrëveshjes me Italinë për emigrantët.

Ndërkohë, Partia Demokratike zyrtare dorëzoi gjithashtu sot më herët një padi për  marrëveshjen në Kushtetuese.

Duke folur për mediat, Lindita Metaliaj deklaroi se kjo është një marrëveshje antiligjore.

“Dorëzuam padinë për këtë marrëveshje, pasi jemi në mbrojtje të interesit të qytetarëve. Nuk mundet të vendosë për fatin e vendit tonë në shkelje të të drejtave të njeriut. I jemi falënderues popullit italian, por kjo nuk ka të bëjë me ta. Ne do të presim vendimin e gjykatës Kushtetuese dhe nëse pajtohet apo jo kjo marrëveshje me Kushtetutën e Shqipëris.”, tha Metaliaj.


Shtuar 6.12.2023 11:03