Autobusi i linjës përplaset me makinën në Fier, “Benz-i” përfundon në oborrin e banesës

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Patos mëngjesin e sotëm.

Një autobus i linjës Fier-Marinzë është përplasur me një “Benz” duke përfunduar në oborrin e një banese dhe shkaktuar dëme materiale, ndërkohë që si pasojë e përplasjes është dëmtuar lehte drejtuesi i mjetit tip “Benz”.

Burimet bëjnë me dije se në autobus ndodheshin edhe nxënës shkolle, teksa në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e dinamikës së aksidentit në fjalë.


Shtuar 4.12.2023 09:17

Tags: ,