Burime për “The Sun” bëjnë me dije se Dua Lipa është ndarë nga i dashuri i saj, regjisori Romain Gavras pas një romance tetë mujore.
Sipas të njëjtit burim, artistja dëshiron që të përqendrohet vetëm tek muzika përpara publikimit të albumit të saj të tretë.
Rikujtojmë që këngëtarja shqiptare me famë botërore konfirmoi se kishte nisur një lidhje me Romain në mars, kur të dy u fotografuan së bashku pas përfundimit të sfilatës së Saint Laurent në Javën e Modës në Paris