Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rodos, Greqi ku një e mitur ka ndërruar jetë pasi kishte konsumuar alkool në një lokal nate.
Nëna e saj ka denoncuar rastin në autoritetet policore.
E mitura, natën e ngjarjes u dërgua me urgjencë në spital por nuk mundi të mbijetonte, sipas protothema.gr.
Gruaja denoncoi punonjësit e dyqanit të cilët i kishin dhënë alkool vajzës së saj, edhe pse ajo është e mitur. Policia ka arrestuar menaxherin e lokalit të natës.
Ai akuzohet për sigurimin e pijeve alkoolike për një të mitur. Me të njëjtën akuzë përballet edhe pronari i lokalit, i cili nuk u gjet dhe është shpallur në kërkim./albeu.com