Një cisternë e Izraelit është kapur nga sulmues të paidentifikuar në brigjet e Jemenit të dielën, tha një kompani private e inteligjencës.
Sulmuesit kapën cisternën, Central Park, e cila operohej nga kompania Zodiac Maritime, në Gjirin e Adenit, tha kompania e inteligjencës Ambrey.
Një zyrtar i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, i cili preferoi të mbetej anonim për arsye sigurie, konfirmoi se anija ishte sekuestruar.
Një deklaratë nga Zodiac Maritime e quajti sulmin si një “incident të dyshuar piraterie”.
Kompania tha se kishte 22 anëtarë të ekuipazhit shumëkombësh në bord dhe cisterna mbante një “ngarkesë me acid fosforik”. Askush nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin./albeu.com