DETAJET/ Të shtënat me armë në Lezhë! Autori qëlloi tre plumba shoferin e fugonit

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Lezhë, ku drejtuesi i një furgoni u qëllua me armë zjarri pas një sherri me një person tjetër.

Mësohet se autori qëlloi tre plumba në drejtim të shoferit në momentin që ai ndodhej brenda mjetit.

I plagosuri nga Laçi është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Raportohet se shoferi bënte linjën e pasagjerëve Laç-Lezhë dhe anasjelltas.


Shtuar 25.11.2023 11:33