Sherri në Vorë, arrestohet oficeri i ushtrisë dhe 34-vjeçari që i plagosi vëllanë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës kanë ndaluar Ermal Muzhaqin dhe Erald Hoxhën, pas sherrit të djeshëm në Vorë me dy të plagosur.

Siç bëri me dije dje policia, 34-vjexçari Hoxha ka goditur me thikë Kidi Muzhqin, vëllanë e Ermalit.

Të dy vëllezërit ndodheshin së bashku në makinë, kur 34-vjeçari është afruar dhe për motive ende të paqarta, ka tentuar që të vrasë me thikë Kidi Muzhaqin.

Ermal Muzhqi, me detyrë oficer ushtrie  ka ndërhyrë dhe ka plagosur me armën e shërbimit 34-vjeçarin.

Dy të plagosurit ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve.

Policia ka sekuestruar armën e zjarrit pistoletë dhe mjetin prerës thikë, të përdorura në këtë ngjarje, si dhe aparatet celulare të shtetasve të përfshirë.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për përcaktimin e shkakut të rastit./albeuc.om


Shtuar 24.11.2023 10:41