Nga Shqipëria në Kosovë me 30 kg marijuanë, kapet mat 40-vjeçari në kufi (FOTO LAJM)

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në pikën kufitare Vërmicë pasi gjatë kontrollit në makinën e tij është gjetur marijuanë me peshë rreth 30 kilogramë.

Shtetasi kosovar me inicialet F.M. 40 vjeç u kap dje teksa shkonte nga Shqipëria me një makinë të tipit “Fiat Croma”.

Automjeti i tij është përzgjedhur për kontroll të vijës së dytë nën dyshimin e posedimit të substancave narkotike.

Lidhur me rastin janë informuar njësitë relevante të policisë, ato të antidrogës dhe forenzikës për procedura të mëtejme hetimore.

 


Shtuar 1.06.2021 11:03