EMRI/ I dënuar me mbi 11 vite burg nga Italia, arrestohet në Durrës 47-vjeçari shqiptar

Vijon operacioni “Sundimi i ligjit”.

Policia ka njoftuar sot se në pranga ka rënë një 47-vjeçar i dënuar me mbi 11 vite burg nga autoritetet gjyqësore në Milano.

Ndalimi i 47-vjeçarit, u bë nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me FAST Albanian.

Në njoftimin zyrtar thuhet se  u kap dhe u vu në pranga provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar Dashamir Koka, 47 vjeç.

Gjykata e Apelit e Milanos e ka dënuar 47-vjeçarin, me 11 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, “Tortura”, “Rrëmbimi i personit” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë”, të parashikuara nga Kodi Penal italian. Nga dënimi i plotë, shtetasit Dashamir Koka i kanë mbetur për të vuajtur 10 vjet, 3 muaj dhe 13 ditë burgim.

Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët, për të kryer ekstradimin e shtetasit Dashamir Koka, në Itali./albeu.com


Shtuar 21.11.2023 12:50