Apartamente, llogari bankare dhe para cash, sekuestrohen 37 pasuri me vlerë 2.5 milionë euro, në pronësi të vëllezërve fierakë

Prokuroria e Fierit ka sekuestruar 37 pasuri në pronësi të dy vëllezërve J.H. dhe G.H të përfshirë në veprimtarinë kriminale të lëndëve narkotike.

Sipas njoftimit zyrtar, pasuritë në zotërim të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë të shtetasve J.H e G.H, dyshohet se e kanë prejardhjen nga veprimtaria kriminale e trafikimit të lëndëve narkotike jashtë vendit.

Procedimi penal është regjistruar  sipas ligjit 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, mbi bazën e materialeve referuese të dërguara nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe veprimet verifikuese/hetimore të kryera nga seksioni i policisë gjyqësore të Prokurorisë Fier.

Dy vëllezërit janë nën hetim për veprën penale, “Trafikim i narkotikëve”, neni 283/a i Kodit Penal.

Vlera e pasurive të paluajtshme e të luajtshme, llogarive bankare, shumave monetare dhe pasurive të shoqërive tregtare ka vlerën e mbi 2.5 milionë eurove.

Çfarë u sekuestrua

Pasuri të llojit “njësi shërbimi”, me sipërfaqe 375.4 m², me vendodhje në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skëndërbeu” Fier;

Pasuri të llojit “bodrum garazhde” me sipërfaqe 198.5m2 në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skëndërbeu” Fier;

Pasuri të llojit “bodrum garazhd” me sipërfaqe 113m2 në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skëndërbeu” Fier;

Njësi tregtare “Magazinë” me sipërfaqe 1200 m2, në rrugën interurbane kryesore “Fier-Lushnje”;

Pasuri e llojit “Papafingo”, me sipërfaqe totale 399.6 m², në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skëndërbeu”, Fier;

Pasuri e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 56.9 m2, në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skëndërbeu” Fier;

Pasuri e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 102 m2, në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skëndërbeu” Fier;

Pasuri e llojit “Apartament”, 9 m2, në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skëndërbeu” Fier;

Pasuri e llojit “Apartament”, 8 m2, në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skëndërbeu” Fier;

Pasuri e llojit “Apartament”, 9 m2, në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skëndërbeu” Fier;

Pasuri e llojit “Apartament”, 102 m2, në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skëndërbeu”, Fier;

Pasuri e llojit “Apartament”, 4 m2, në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skëndërbeu” Fier;

Pasuri e llojit “Apartament”, 7 m2, në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skëndërbeu” Fier;

Pasuri e llojit “Apartament”, 4 m, në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skëndërbeu” Fier;

Pasuri e llojit “Tokë Truall”, 1500 m2, km 12, rruga interurbane kryesore “Fier-Lushnje”;

Pasuri e llojit “Tokë Arë”, me sipërfaqe 1920m2, në Lushnje;

Pasuri e llojit “Tokë Arë”, me sipërfaqe 1998 m2 në Lushnje.

Pasuri e llojit “Tokë Arë”, me sipërfaqe 607 m2, në Lushnje;

Pasuri e llojit “Tokë Arë”, me sipërfaqe 893 m2, në Lushnje;

Pasuria e llojit “Tokë Arë”, me sipërfaqe 935 m2, në Lushnje;

Pasuria e llojit “Tokë Arë”, me sipërfaqe 1063 m2, në Lushnje;

Pasuri lloji “Ullishte”, me sipërfaqe 3300 m2, në Kolonjë, Lushnje;

Pasuri e luajtshme automjet “Mercedes-Benz” ML, model AMG, viti prodhimi 2011;

Pasuri e luajtshëme automjet “Hyndai Avante”, viti prodhimi 2016;

Pasuri e luajtëshme automjet “Hyndai Tucson”, viti prodhimi 2021;

Subjektit tregëtar PF, me emër “Xh. H.”.

Subjekt tregëtar PF,me emër “A.H.”, me objekt të veprimtarisë: “Palestër dhe Qëndër Estetike”.

Subjektit tregtar PF, me objekt të veprimtarisë “Fermë bujqësore”;

Subjektit tregtar “E.F”, me objekt të veprimtarisë: “Palester, hapesire per aktivitete te ndryshme sportive si dhe operacione tregtare me pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe të administroje, të bleje, të shese,…”.

6 (gjashtë) llogari bankare dhe shumave monetare në këto llogari, në total 97.150 (nëntëdhjetë e shtatë mijë e njëqind e pesëdhjetë mijë) Euro dhe 1,575.142 (njëmilion e pesëqind e shtatëdhjetë e pesë mijë e njëqind e dyzetë e dy) Lekë, në emër të shtetasve A.H., G.H., J.H., B.H. dhe subjektit “E.F.”sh.p.k., pranë dy bankave të nivelit të dytë në Shqipëri.

Gjykata e Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe në vijim janë ngarkuar oficerët e policisë gjyqësore të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe Seksionit të Prokurorisë, si dhe Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara për ekzekutimin e vendimit gjyqësor.

Hetimet pasurore për këtë procedim pasuror vazhdojnë.

Prokuroria Fier është plotësisht e angazhuar dhe ka vendosur prioritet sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, si dhe luftën kundër pastrimit të produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminal./albeu.com


Shtuar 21.11.2023 12:21