VIDEO/ Me kosë dhe sëpatë në dorë, dalin pamjet e rënda nga sherri mes dy familjeve në Pukë: Qyqja o Zot!

Një ngjarje e rëndë u raportua mbrëmjen e djeshme, 20 nëntor, në fshatin Gjegjan Epër të Pukës. Dy familje, Marku dhe Zefi u përfshinë në një konflikt dhe gjatë sherrit u përdorën edhe mjete prerëse, kosë.

Si pasojë e konfliktit 3 persona përfunduan të plagosur në spital.

Sakaq, janë publikuar edhe pamjet e rënda nga sherri. Anëtarët e familjeve shihen duke mbajtur kosë në duar, ndërsa një grua bërtet “O qyqja o Zot”.

Të plagosur mbetën  Florin Zefi, Bardhe Zefi dhe Kol Marku.

Ndërkohë mëngjesin e sotëm ka pasur sërish incidente, teksa mësohet se i është thyer xhami i makinës që drejtonte Hil Zefi. Ky i fundit ka bërë denoncim në polici duke thënë se e kanë gjuajtur me gurë pjesëtarë të familjes Marku.

Policia ka bërë me dije se janë shoqëruar në komisariat Kol Marku dhe Florin Zefi, ndërkohë që familja Zefi ka reaguar duke thënë se nëse shteti nuk ndërhyn, konflikti do te përshkallëzohet, pasi ata ndjehen të kërcënuar.


Shtuar 21.11.2023 11:52