Cili ka qenë brezi më i artë i Kombëtares?, Igli Tare: Aktualët janë më të mirët

Igli Tare thotë se brezi i tanishëm i Kombëtares Shqiptare ka një cikël shumë të mirë 10-vjeçar teksa shton se aktualët janë gjithmonë më të mirët.

Tare shprehet se Kombëtarja Shqiptare ka bërë një punë të mirë në grup dhe uron që edhe në finalet e Gjermanisë të vazhdojnë në rrugën që kanë ndjekur në eliminatoret e grupit drejt “Euro 2024”.

Igli Tare: Ja dolëm. Të kesh Florjan Myrtajn komentator, e padiskuteshme që do të fitonim. Jemi të gjithë duke i mbushur me komplimenta. Kanë bërë një punë shumë të mirë në një grup të vështirë, ju uroj me gjithë zemër që edhe në finalet e Gjermanisë të jetë kështu siç ka ndodhur në eliminatore.

Pyetje: Cili mendon se ishte brezi më i artë i Kombëtares?

Igli TareKy është gabimi jonë që bëjmë krahasimet e brezave. Secili brez ka pasur të mirat dhe të këqijat e tij. Ky brez që është i tanishëm, ka një cikël 10-vjeçar shumë të mirë edhe ata që janë aktualët janë më të mirët.


Shtuar 20.11.2023 23:03