Euro 2024/ Shpërthen festa kuqezi, Shqipëria e mbyll e para e grupit!

Shqipëria e ka mbyllur në barazim pa gola sfidën e fundit për kualifikueset e kampionatit eruopian “Gjermani 2024” e lujatur në “Air Albania” përballë Ishujve Faroe.

Pavarësisht dominimit në fushën e lojës dhe rasteve të krijuara kuqezinjtë nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës.

Ndëkohë që kundërshtarët na rrezikuan në vetëm një rast.

Pavarësisht rezultatit Shqipëria e mbyll në vendin e parë në Grupin E me 15 pikë, po aq sa edhe Çekia, por me golavarazh më të mirë, si dhe me rezultat më të mirë në ndeshjet direkte.

Ndërkohë republika Çeke ka fituar me rezultatin e pastër 3-0 “finalen” e vogël përballë Moldavisë, duke u bërë skuadra e dytë e grupit tonë që pret biletën për në kampionatin europian.

Tashmë presim datën 2 Dhjetor për të mësuar grupin që do të na bjerë për eleminatoret e kampionatit Europian “Gjermani 2024” që do të luhet nga 14 Qershori deri në 14 Korrik.


Shtuar 20.11.2023 22:45