Presidentët e Kinës dhe Francës diskutojnë situatën në Gaza

Presidenti Xi Jinping dhe homologu i tij francez, Emmanuel Macron, kanë diskutuar luftën në Gaza në një telefonatë dhe ranë dakord “për të shmangur një krizë më serioze humanitare”, sipas transmetuesit shtetëror kinez CCTV.

“Të dy krerët e shteteve shkëmbyen mendime mbi konfliktin izraelito-palestinez dhe të dy besojnë se prioriteti kryesor është shmangia e përkeqësimit të mëtejshëm të situatës midis Palestinës dhe Izraelit, veçanërisht për të shmangur një krizë më serioze humanitare”, tha CCTV.

Xi dhe Macron ranë dakord të mbanin komunikimin për çështjet ndërkombëtare dhe rajonale dhe se një “zgjidhje me dy shtete” është mënyra themelore” për të zgjidhur konfliktin.

Telefonata erdhi disa ditë përpara se një delegacion, përfshirë ministren e Jashtme franceze Catherine Colonna dhe diplomatë nga Autoriteti Palestinez, Indonezia, Egjipti, Arabia Saudite dhe Jordania të takohen në Pekin për bisedime që synojnë një “de-përshkallëzimin” në Gaza.


Shtuar 20.11.2023 14:27