Boksieri shqiptar, Ermal Hadribeaj ka arritur të fitojë titullin Ndërkombëtar ËBC në peshën super të lehtë përballë Karlos Molinas.
Hadribeaj triumfoi ndaj kundërshtarit të tij Molina në duelin që zgjati deri në raundin e nëntë, pasi shqiptari fitoi me “KO”. I pranishëm në komentimin e përballjes ishte dhe legjenda e peshave të rënda në boks, Majk Tajson.
Në momentin e festimit të titullit nga Ermali, Tajson e përshëndeti duke formuar simbolin e shqiponjës me duar.