Trupi i groposur në Sarandë, dyshimet e policisë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të marte në fshatin Xarrë në Sarandë.

Pjesë trupi të njeriut janë gjetur të groposura në fshat.

Kënë qenë banorët ata që kanë vënë re pjesët trupore te gorposura në fshat dhe kanë lajmëruar policinë.

Menjëherë pas mbërritjes policia ka zhvarrosur pjesët trupore të cilat kanë qenë ende të padekompozuara dhe i kanë dërguar ato në morgun e qytetit, në pritje të ekspertëve mjeko-ligjorë nga Tirana të cilët pritet të mbërrijnë ditën e mërkurë.

Edhe pse nuk ka ende asnjë informacion zyrtar dyshohet se pjesët e trupit të gjetur mund t’i përkasin një prej dy personave të zhdukur në prill të këtij viti, 46-vjeçarëve Leonard Thodhorit dhe Fatmir Sulovarit (Krasniqi).

Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari (Krasniqi) u zhdukën në mënyrë misterioze në Prill të këtij viti, nga Çuka e Sarandës.

Dyshimet e hetuesve janë se ata u rrëmbyen e më pas u vranë. Në kohën kur u zhdukën, autoritetet bënë kontrolle në Xarrë, Vrinë dhe Shëndëlli, por pa mundur të zbulonin fatin e tyre.

 


Shtuar 14.11.2023 23:39