Pornostarja e njohur Alby Rydes është bërë pjesë e spektaklit “Big Brother Vip Kosova”. Ajo është përfolur shumë për shkak të profesionit të saj.
Alby është edhe nënë e një vajze për të cilën është përlotur shpesh në shtëpinë e famshme. Alby ka treguar se e mban të fshehtë privatësinë e saj pasi pasi ka marrë ofendime nga më të ndryshmet.
Mes lotësh, Alby tha se vajzës së saj ia kanë uruar edhe vdekjen.
Gjatë një bisede me këngëtarin Blero, ajo tregoi se në momentin kur zbuloi se ishte shtatzënë vendosi që ta mbante foshnjën e saj.
“Nuk ishte e planifikuar, por ka ndodhur në një kohë kur e doja. Thosha kur të jem 28 dua të kem një fëmijë, të rritem me të. Dhe atëherë erdhi kur isha 28-vjeçe. Thosha që dua ta kemi ditëlindjen përnjëherë, lindi një ditë mbrapa. Ditën që e mora vesh se isha shtatzënë vendosa ta mbaj, emrin e ka “ndihma e Zotit”. Në atë kohë e kam pasur nevojë shumë”, tha Alby Rydes.
Ndërkohë kur u bë publik lajmi i shtazënisë së pornostares, u përfol se fëmija që ajo priste ishte i kantautorit Flori Mumajesi, thashetheme që nuk u konfirmuan kurrë dhe asnjëri prej të dyve nuk reagoi në lidhje me pretendimet.
Pas lajmit të shtatzënisë, Alby Rydes u përfol se ishte në një lidhje dashurie me Flori Mumajesin, madje fëmija që ajo priste ishte i kantatutorit.
“Gazeta Express” botoi lajmin “ekskluziv” me titullin “Flori Mumajesi po bëhet baba, ylli i filmave pornografik po pret fëmijën e tij”, për t’u pasuar nga të tjera media.
Sipas tyre, Flori Mumajesit po i ndodhte e njëjta gjë si reperit Drake, i cili po ashtu u bë baba për herë të parë nga marrëdhënia me një pornostare. Emisioni “SevenBizz” zbuloi nga burime të sigurta se ylli i filmave për të rritur, Alby Rydes, po priste fëmijën e kantautorit të njohur.
Ndërkohë, benzinë zjarrit i ka hedhur artisti i njohur me emrin Loco. Me anë të një postimi, ai ka uruar Albyn për këtë shtatzëni, duke i shkruar: “Urime Alby, dëshiroj gjitha t’mirat, po a s’pate mashkull ma t’mirë me gjet veç Flori Mumajesit me ta fry barkun a?”.
Nga ana tjetër, në rrjetin social “Instagram”, të dy e ndiqnin njëri-tjetrin dhe Flori është i vetmi artist shqiptar që Rydes ndiqte mes shumë të interesuarve djemve VIP.
Ndërkohë, Liberta Spahiu, e cila është një romancë me Flori Mumajesin, ka publikuar në atë kohë një shkrim argumentues, ku i thërret kujtesës se kur mund ta ketë lënë shtatzënë Flori vajzën tjetër.
Në shkrimin në fjalë thuhet: “Pas një qetësie të ‘frikshme’, marrë shkas nga një distancim i Flori Mumajesit nga rrjetet sociale dhe aktivitetet në karrierë, emri i tij u lakua për diçka që më së paku pritej. Portalet raportuan se kantautori i njohur shqiptar po bëhet baba, më besoni ose jo, me pornostaren Alby Rydes. Pornostarja shqiptare me banim në Amerikë po pret një vajzë dhe tani për tani është në javën e 34-t të shtatzënisë. Por, a është Flori Mumajesi babai? Këtë s’mund ta themi me siguri, mirëpo kalendari nuk na mbështet në këtë konstatim”, citohet nga shkrimi i “Prive”.
“Kantautori ka marrë rrugën drejt Amerikës në fund të muajit maj me koncerte, teksa Alby ishte rreth 12 javëshe shtatzënë. Në periudhën kur Alby ka mbetur shtatzënë (fundi i shkurtit/fillimi i marsit), ajo ka vazhduar të jetë në Amerikë teksa në po të njëjtën periudhë, Mumajesi ndodhej për koncerte në Europë. ‘Prive’ ka tentuar të marrë koment edhe nga protagonistët e këtij raportimi për ta konfirmuar apo mohuar, mirëpo nuk ka marrë përgjigje të paktën deri tani”, ndërkohë që nuk merret parasysh fakti që mund të ketë udhëtuar pornostarja drejt Shqipërisë, Kosovës, apo ndonjë vendi të Europës për t’u takuar me Florin.
Alby Rydes u bë pjesë e spektaklit “Big Brother Vip Kosova” dhe u shfaq në klipin prezantues e veshur me të brendshme të zeza dhe geta me rrjeta, teksa bënte lëvizje provokuese.
Gjithashtu në një moment, pornostarja mban pranga në duar.
“Kam qenë aktore e filmave për të rritur”, shprehet ajo, teksa shton: “Do ja lejoja seksin, që të më heqin mua nga qafa se kam bërë boll.”
Alby Rydes zbuloi se është “single si një dollar’ ndërsa zbuloi se është nënë e një vajze 4-vjeçare e gjysmë, e cila i ka dhënë porosi të fitojë BBVK që të blejnë një shtëpi.
“Jam single si një dollar, edhe ai që single nuk është më single se unë. Vajza ime është vetëm 4-vjeçe gjysmë dhe është e zgjuar, më tha shko fitoje dhe hajde që të më blesh një shtëpi”, tha ajo.
Alby jeton në Miami Florida prej vitesh ku është përfshirë në industrinë e seksit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Origjina e saj është e përzier, shqiptaro-kubaneze dhe ka filluar performancat e saj në filmat hard në vitin 2013.