Dy vëllezër kanë përfunduar pas hekurave pasi kanë dhunuar njëri-tjetrin. Ngjarja ka ndodhur në Fushë-Arrëz.
Sakaq policia nuk bën me dije arsyet që çuan në përleshjen fizike të dy vëllezërve.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fushë Arrëz arrestuan shtetasit A. D., 30 vjeç dhe E.D., 32 vjeç, vëllezër, të dy banues në Fushë Arrëz, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit.”, thuhet në njoftimin e policisë./Albeu.com