Claudio Ranieri drejt skuadrës kampione të Francës

Në Francë janë të sigurt; Claudio Ranieri do të jetë trajneri i ri i skuadrës kampione, Lilë.

Sipas asaj që shkruan “FootMercato”, Lilë pasi përshëndeti trajnerin Kristof Galtier, kampionët e Francës mund t’i besojnë pankinën ish-trajnerit të Interit, Juventusit, Romës dhe Sampdorias.

Alternativat e tjera në pankinë janë ato të Patrik Vieira, Laurent Blank dhe Fatih Terim.


Shtuar 31.05.2021 14:46