Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu përsërit thirrjen se nuk do të kishte armëpushim pa lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi.
“Luftimet vazhdojnë dhe nuk do të ketë armëpushim pa lirimin e pengjeve tanë. Izraeli po lejon korridoret e kalimit të sigurt nga brezi verior në jug të tij, siç bënë 50,000 Gazanë vetëm dje”, tha Netanyahu në një deklaratë për shtyp. Ndër të tjera ai tha se “Ne i bëjmë thirrje përsëri popullatës civile të Gazës që të evakuohet në jug”.
Ndërsa presidenti izraelit Isaac Herzog tha sot se Hamasi nuk ka paraqitur propozime të qëndrueshme për lirimin e pengjeve.
Kujtojmë se Izraeli do të zbatojë pauzat humanitare çdo ditë për 4 orë në mënyrë që civilët te kenë mundësi të evakuohen nga Gaza.