Kjo është qendra shëndetësore në Sukth pas reshjeve të dendura të shiut mëngjesin e sotëm. Siç shihet në foto, qendra shëndetësore ka dalë jashtë funksionit pasi është mbushur me ujë.
Autoritetet njoftojnë se brenda ambienteve ka prani uji, duke e bërë të pamundur dhënien e shërbimit për qytetarët. Për pastrimin e ujit do të ndërhyhet nga mjetet e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime.
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe trafik të rënduar mëngjesin e sotëm në Durrës dhe në të gjithë vendin.
Një pjesë e akseve rrugore të qytetit bregdetar, e veçanërisht kryqëzimet kanë qenë nën pushtetin e ujit, duke vështirësuar kalimin për këmbësorët, kryesisht nxënës shkollash dhe qytetarë që nxitojnë drejt vendeve të punës.
Në qytetin e Durrësit në disa rrugë ka prani të ujit duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve, kryesisht në zonën rreth stadiumit, Plazhit, Plepa. Në Qendrën Shëndetësore të Njësisë Administrative Sukth ka prani uji brenda ambienteve duke bërë të pamundur dhënien e shërbimit për qytetarët./Albeu.com