“Topçinjtë” e rinj të Jack Wilshere do të luanin me Seagulls në Qendrën e Futbollit Amex, me fillimin e planifikuar në mesditë. Wilshere emëroi 11-shen e tij fillestare në orën 11:00, por tifozët filluan të shqetësoheshin kur ndeshja u vonua me 30 minuta.
Më pas, pak pas mesditës, Arsenali konfirmoi se ndeshja ishte shtyrë.
Thashethemet në mediat sociale treguan se autobusi i ekipit të tyre kishte përfunduar në Bournemouth, 95 milje larg nga Qendra e Futbollit Amex, tw cilat u konfirmuan më vonë .
Autobusi i ekipit të Arsenalit u nis nga terreni i tyre i stërvitjes në Londër Colney dhe mori një kthesë të gabuar në rrugën M25.
Skuadra e Wilshere ishte gati dy orë larg Brighton në kohën kur gabimi u kuptua, e cila bëri që ndeshja të mos arrihej me kohë./albeu.com