Nuk është e vërtetë”, Drake mohon se është babai i fëmijës së palindur të ish-partneres Kecia Sande

Drake ka reaguar ndaj pretendimeve se ish-e dashura e tij, Kecia Sande, është shtatzënë me fëmijën e tij, duke i mohuar kategorikisht këto zëra.

Një zëdhënës i reperit kanadez, 39 vjeç, i cilësoi raportimet si të pavërteta.

Të lidhura

None found

“Është e rreme”, deklaroi përfaqësuesi i Drake për “People” të martën, më 6 tetor.

Spekulimet nisën pasi Sande njoftoi përmes rrjeteve sociale se po pret një djalë. Këngëtarja, e cila është në muajin e shtatë të shtatzënisë, nuk ka bërë të ditur se kush është babai i fëmijës.

Gjatë një interviste për “Hello! Canada”, Sande përmendi partnerin e saj dhe e përshkroi atë si “shumë të zgjuar dhe jashtëzakonisht kreativ”. Ajo shtoi se do të donte që djali i saj të trashëgonte “lëvizjet dhe stilin e tij”.

Sande dhe Drake kanë pasur një lidhje më herët. Ajo është lidhur gjithashtu me vargun “Kiki, a më do?” nga kënga “In My Feelings”, të cilën reperi e publikoi në vitin 2018.

Në vitin 2022, Drake e ftoi Sande-n në skenën e festivalit OVO Fest dhe e prezantoi si “e dashura e tij e parë”.

Reperi është baba i një djali 8-vjeçar, Anthony Graham, nga marrëdhënia me artisten franceze Sophie Brussaux. Drake e bëri publike për herë të parë ekzistencën e fëmijës përmes këngës “March 14”, të publikuar në vitin 2018.


Shtuar më 7.10.2026 11:51