PS shtyn Kongresin për në dhjetor, zbardhen porositë e Ramës për deputetët se si të sillen me opozitën

Partia Socialiste ka vendosur të shtyjë për në fund të muajit dhjetor Kongresin, të cilin kishte parashikuar ta zhvillote këtë fundjavë.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS u vendos që Kongresi i parashikuar pë të shtunën në 4 nëntor, të shtyhet për në fund të dhjetorit.

Ndërkohë që janë zbardhur edhe pororsitë e kryeministrit Rama njëherësh kryetar i PS, për deputetët në lidhje me qendrimet që duhet të mabjnë ndaj opozitës.

Burime bëjnë me dije se Rama ka kërkuar më shumë fokus në buxhetin e vitit 2024-r, ndërsa sa i përket opozitës, ai u shpreh se reagimi lidhur me aksionin e tyre do të jetë në varësi të qëndrimeve.


Shtuar 30.10.2023 16:47