“Mbreti po vdes”, mesazhi i Bashës: Vepër që i flet mjeshtërisht edhe realitetit tonë shoqëror e politik

Kryedemokrati Lulzim Basha, bashkë me bashkëshorten Aurela Basha, kanë ndjekur këtë fundjavë shfaqen “Mbreti po vdes”, vepër e dramaturgut Eugène Ionesco, e realizuar nga aktorë të rinj të Universitetit të Arteve.

Në postimin e tij në Facebook, Basha shkruan se kjo ëhstë njëvepër që ju reziston të gjitha kohërave, dhe që i flet mjeshtërisht edhe realitetit tonë shoqëror e politik.

Duke parë situatën politike në të cilën ndodhemi, ky mund të lexohet si një tjtër “thumb” i Bashës ndaj paraardhësit të tij në PD, Sali Berisha.


Postimi i Bashës:

Bashkë me Aurelën ndoqëm me shumë kënaqësi shfaqjen “Mbreti po vdes”, vepër e dramaturgut Eugène Ionesco, e realizuar nga aktorë të rinj të Universitetit të Arteve, nën drejtimin plotë përvojë të regjizorit Armand Bora.

Një performancë e shkëlqyer e këtij brezi të ri aktorësh, që përmes talentit të tyre i japin jetë një vepre pa kohë të dramaturgut rumun, që përmes komikes dhe groteskes i flet mjeshtërisht edhe realitetit tonë shoqëror e politik.

Përgëzimet më të sinqerta të gjithë trupës???


Shtuar 29.10.2023 20:22