A do ta respektojë vendimin për t’u paraqitur çdo muaj në gjykatë? Përgjigjet Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët se urdhri i gjykatës për paraqitjen e tij dy herë në muaj pranë oficerëve gjyqësorë është i paligjshëm.

Ai u shpreh se avokatja e caktuar nga shteti që e përfaqësoi atë në seancën e djeshme ishte “fytyra e vërtetë e Edi Ramës dhe është e paligjshme”.

Pyetje: Dje gjykata vendosi që të hënën e parë të çdo muaji të paraqiteni para oficeres gjyqësore, a do shkoni?

Berisha: Urdhri i gjykatës është i paligjshëm, ajo që më përfaqësoi mua aty ishte fytyra e vërtetë e Edi Ramës dhe është e paligjshme. Do të thotë e paligjshme.


Shtuar 27.10.2023 13:25