Prej orësh në GJKKO, rinis seanca për Malltezin dhe Bektashin

Ka rinisur seanca në gjykatën e Posaçme për Jamabër Malltezin dhe Fatmir Bektashin, të arrestuar me urdhër të SPAK për aferën privatizimin e kompleksit Partizani.

Sipas SPAK, Malltezi, i favorizuar nga Berisha dhe në bashkëpunim me ortakun e tij Bektashin, ka përfituar 5.4 milion euro nga privatizimi i kompleksit.

Pas arrestimit të tij, sot Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në Tiranë ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për 25 pasuri të paluajtshme, në pronësi të Jamarbër Malltezit dhe bashkëshortes së tij, Argita.

Përveç apartamenteve dhe një vile janë sekuestruar dhe tre kompani, konkretisht në Homeplan shpk, ku Jamarbër Malltezi ka 45% të aksioneve, Magnet IMO shpk ku ka 100% të aksioneve dhe Magnet Gym and Fit, ku ka 60% të aksioneve.


Shtuar 23.10.2023 18:38