8 minuta në fushë, Muller futet në historinë e Bundesligës

Rekordi i Tomas Muller-it-: Me suksesin e Bayernit në javën e 8 të Bundesligës, prezenca e Tomas Muller-it në minutën e 88-të i mjaftoi të shënonte me “germa të arta” emrin si lojtari që ka numrin më të lartë të fitoreve në historinë e Bundesligës.

Javën e shkuar, 34-vjeçari me origjinë nga Bavaria barazoi Nojerin (322), por dueli me Maincin, i vuri vulën kësaj arritjeje të futbollistit më të trofeshëm në Mynih. Ai ka 323 suksese dhe të gjitha me fanellën e klubit më të titulluar në Gjermani.

Ndryshe nga lojtari i skuadrës,Nojer që nisi karrierën në skuadrën e Shalkes, futbollisti me numër “25” në kontingjentin e Tuhelit ka veshur vetëm një fanellë, atë të Bajernit.

Bajern Mynih nuk zhgënjeu në javën e 8-të të ligës gjermane, teksa mposhti me rezultatin 3 me 1 Maincin. Vendësit ishte si një  “mace e zezë” për bavarezët sepse në tri takimet pararendëse në fushën e tyre rreth Bundesligës, e ku fitorja e fundit në “Meëa Arena” datonte në 1 shkurt të vitit 2020.Me këtë sukses kampionët do të duhet të qëndrojnë ende pas Leverkusenit dhe Shtutgartit, konkretisht me 22 dhe 21 pikë, ndërsa Bajerni grumbullon 20 të tilla, e pasur me vendin e 3-të, kuotë të njëjtë si Dortmundi./albeu.com


Shtuar 23.10.2023 13:08