E rëndë, plagoset me thikë 16-vjeçari në Fier, policia në kërkim të autorit

Një ngjrje e rëndë ka nodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit, ku një adoleshent ka mbetur i plagosur me thikë.

Burime bëjnë me dije se rreth orës 19:30, në afërsi të “Zogut të Zi” në Fier, një 16-vjeçar është qëlluar me thikë.

Ai është dërguar menjëherë në spital ku po i jepet ndihma mjekësore.

Policia sa ka marr  lajmin ka shkuar tek vendi i ngjarjes ndërkohë që postblloqe policie janë ngritur në hyrje daljet e qytetit për të bërë të mundur ndalimin e autorit të ngjarjes, i cili mundi të largohet pasi kreu plagosjen me thikë, pohojnë burimet paraprake policore.

Ende nuk dihen se cili ka qenë motivi i plagosjes sikundër deri tani nuk dihet se cili është autori dhe çfarë lidhjesh ka me të plagosurin 16 vjeçar.


Shtuar 22.10.2023 20:25