Shkak mbidoza, gjendet i vdekur 27-vjeçari shqiptar në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar u gjet i pajetë në një shtëpi në provincën Virgilian, të enjten 12 tetor.

Autopsia e kryer ka treguar se vdekja ka ardhur për shkak të një mbidoze droge.

Sipas medieve italiane, i riu shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ishte banor i provincës Mantua./Albeu.com


Shtuar 18.10.2023 10:02