Një shtetas shqiptar 38-vjeçar është arrestuar nga policia italiane gjatë një kontrolli rutinë.
Ai akuzohet për përndjekje ndaj një gruaje me të cilën kishte pasur një lidhje të shkurtër romantike.
Të lidhura
None found
Sipas akuzave, 38-vjeçari pasi ka shkëputur lidhjen, ka frikësuar ish-in e tij duke e kërcënuar madje se do ta qëllonte në kokë.
Jo vetëm kaq, pasi krijoi një profil social me emrin e një gruaje, ai u shtir si prostitutë duke dërguar burra në shtëpinë e ish-të dashurës së tij, të cilët kërkonin shërbime seksuale sipas marrëveshjes online.
Në vetëm një mbrëmje i dyshuari kishte telefonuar mbi 100 herë në celularin e gruas, e cila nga frika e kërcënimeve të vazhdueshme, e kishte denoncuar në polici.
Prandaj, hetimet nëpërmjet internetit lejuan policinë të gjurmonte dhe të bllokonte profilin e rremë të krijuar për të joshur burrat dhe për t’i dërguar ata në shtëpinë e ish-të dashurës.
Tashmë 38-vjeçari ndodhet në burg në dispozicion të organeve të drejtësisë./Albeu.com
